Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ecim krah për krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit në BE

Shkup, 31 korrik – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në Tiranë ka realizuar takim me kreun e Bashkisë, Erion Veliaj.

Në takim krahas shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme, u bisedua edhe për mundësinë e krijimit të urave lidhëse për stimulim dhe ndërveprim të të rinjve të Tiranës dhe Gostivarit.

“Pasi Tirana këtë vit është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë (Europian Youth Capital) është edhe kryeqytet i rinisë së Gostivarit”, u shpreh Taravari.

Fokus i veçantë në takim ka qenë edhe binjakëzimi i shkollave, sidomos atyre profesionale, politikat sociale si dhe organizimin e javës së Gostivarit në Tiranë dhe festival ushqimi në Gostivar.

Taravari në takim me kryetaren e Unionit të Bashkive Shqiptare, shoqatë që promovon të mirën e çdo qyteti shqiptar nëpër organizime, panaire dhe punëtori të ndryshme ofroi që nëpërmjet fushatës “Zgjidh Gostivarin” edhe Gostivari të jetë pjesë e punës së tyre dhe të promovohet më e mira e Gostivarit.