Zbardhet agjenda e vizitës së kryeministrit spanjoll në Shkup
Shkup, 31 korrik – Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta presë Sançezin me nderime të larta shtetërore pasdite para pllajës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të mbajnë tet-a-tet takim.
Në përbërje të delegacionit për pritjen e kryeministrit spanjoll do të jenë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Artan Grubi, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Maricic, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Sançez më pas do të mbajë takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski.
Vizita në shtet është pjesë e turit të Sançez nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Kabineti i kryeministrit spanjoll kumtoi se Sançez do t’i inkurajojë të gjitha vendet ballkanike për t’i zbatuar reformat e nevojshme që do t’u mundësojnë ta përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe do t’u përcjellë atyre se mund të mbështeten tek Madridi gjatë presidencës spanjolle me Unionin në gjysmën e dytë të vitit 2023.
Sançez ka ndërmend ta tregojnë edhe rëndësinë që Spanja ia jep marrëdhënieve bilaterale politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen për përpjekjet që i ndërmarrin për të qenë pjesë e BE-së. Mbështetja që veç më është përcjell në samitin e liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor që u mbajt muajin e kaluar në Bruksel para takimit të Këshillit Evropian, në të cilin Sançez u angazhua për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe dhënie të statusit të kandidatit për Bosnje e Hercegovinën.
Sançez të premten, nga Beogradi në takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, porositi se nuk duhet të harrohet Ballkani Perëndimor.
“Lufta është arsyeja për të filluar të mendojmë për atë se çka është Evropa dhe kush jemi ne evropianët. Nuk mund ta harrojmë Ballkanin Perëndimor. Sot presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia përcolla mbështetjen e Spanjës për Serbinë që të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së. Tani është momenti”, tha Sançez nga Beogradi.
Për shkak të vizitës së Sançezit në Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi se qendra e kryeqytetit sot do të jetë nën regjim të veçantë të komunikacionit.

