Zjarri në Montana shkaktoi evakuim dhe mbyllje të rrugëve

Zjarri që mbrëmë shpërtheu në perëndim të Montanës është përhapur në 2.000 hektarë dhe i detyroi autoritetet ta evakuojnë popullatën dhe t’i mbyllin rrugët.

Sipas mediave lokale, zjarri shpërtheu mbrëmë në afërsi të qytetit Elmo në afërsi të liqenit Fleted.

Njëri prej shefave të njësisë lokale të zjarrfikësve urdhëroi evakuimin e rreth 30 shtëpive në afërsi të Elmo.

Një raport të Ministrisë së Transportit në Montanas thuhet se autostrada midis Hot Springs dhe Elmo është e mbyllur.

Rrjeti En-Bi-Si  njofton për momentin po digjet se bari dhe vegjetacioni i ulët, duke paralajmëruar se zjarri po përhapet me shpejtësi në pyjet në afërsi.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë kanaderë dhe helikopterë.