Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kentaki
Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në shtetin lindor të SHBA-së Kentaki, të shkaktuara nga shirat e dendur, informoi guvernatori Endi Beshear.
Sipas tij, në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.
Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajone dhe tregoi se numri i të vdekurve pritet të dyfishohet.
Ai shtoi se mund të duhen vite për të riparuar dëmet e shkaktuara.
Ai deklaroi se më shumë se 200 persona janë të strehuar në strehimore.

