Edukimi i kadriologëve të fëmijëve, KPK: U shpenzuan mjete, mjekët ikën te privatët

Shkup, 29 Korrik – Komisioni antikorrupsion do të alarmojë qeverinë për gjendjen me kardiokirurgjinë e fëmijëve, e cila nga viti 2019 ka kaluar në shëndetësi private. Sipas tyre marrëveshja me Fondin e Shëndetësisë dhe klinikën private Zhan Mitrev, nuk është në bazë të të partneritetit privato – publik.

Edhe pse shteti ka shpenzuar shumë mjete për edukimin e ekipeve të tyre për operim, prapë se prapë mjekët nga klinika Zhan Mitrev kanë kaluar në spitalin Sistina dhe tani për operacionet e duhura qytetarët shpenzojnë para, thonë nga Komisoni.

“Siç pamë, shteti ka paguar për edukim megjithatë qytetarët nuk mund t’i përdorin ato shërbime pasi që e gjithe ekipi që është edukuar me mjete shtetërore tani më është pjesë e institucioneve private shëndetësore.”, tha kryetarja e Komsionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

“Përveç që fëmijët nuk trajtohen jasht vendit, qëllimin që të zvogëlohen shpenzimet nuk u arrit. Duhet të rregullohet sistemi.”, tha Shemshi Sallai, antar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Antikorrupsioni i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë të përmirësojë dispozitat Ligjore ku të gjitha insitucionet shëndetësore të kenë këtë licencë.