Takim i SHA EMV me KEK-un e Kosovës për bashkëpunim energjetik

Shkup, 29 korrik – SHA EMV dhe Kompania Energjetike e Kosovës – KEK filluan bashkëpunim të përforcuar për tejkalim më të lehtë të krizës energjetike dhe të situatave me sezonin e ardhshëm të ngrohjes.

Në takimin që u mbajt në SHA EMV në nivel të kryesisë më të lartë, u shqyrtuan mundësitë se si qymyri nga Kosova të shfrytëzohet në termocentralet në Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësia për mbështetje të ndërsjellë mes dy sistemeve.

Në takim morën pjesë drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, Bordi Drejtues i SHA EMV, drejtori i përgjithshëm i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe këshilltari në ministrinë e Ekonomisë së Kosovës, Milot Kelmendi.

U konkludua se grupet e punës nga të dy kompanitë shtetërore do të bien dakord për procedurat për realizimin sa më shpejt të bashkëpunimit, si dhe që qeveritë e të dy vendeve, përkatësisht ministrat e ekonomisë të njoftohen për hapat e ardhshëm, të cilët janë në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror të dakorduar në sektorin e energjisë nga ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Artane Rizvanolli në dhjetor të vitit 2021.