Shqiptohen 280 sanksione për vozitje të shpejtë
Policia në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në vend dje sanksionoi dje 280 shoferë që drejtonin mjete me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Siç informon MPB, prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, katër automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Ndërkohë 136 drejtues makinash kanë tejkaluar shpejtësinë në vendin e banimit dhe 144 jashtë vendit të banimit.
Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e qarkullimit për rrugë më të sigurta.

