SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion lidhur me zgjedhjet presidenciale në të cilat fitoi Tramp
Departamenti amerikan i shtetit ka ofruar shpërblim prej dhjetë milionë dollarësh për informacion në lidhje me biznesmenin Evgenij Prigozhini dhe Agjencinë për kërkime në Internet (AKI), të cilët dyshohen për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
SHBA përmes programit Dhurata për drejtësi ka ofruar mjete për të arritur informacione nga AKI dhe Prigozhin, si dhe për subjekte tjera të dyshuar për ndërhyrje në zgjedhejt presidenciale të vitit 2016 në të cilin fitoi Donald Tramp, lajmërojnë mediat amerikane.
Sipas Departamentit të shtetit, Prigozhin është shtetas rus i cili dyshohet se ka siguruar fonde për AKI-në përmes kompanive që i kontrollonte. Siç raportohet, AKI tani më ka filluar me operacion nga viti 2014 për ndërhyrje në sistemin politik amerikan, duke përfshirë edhe atë të zgjedhjeve presienciale të vitit 2016 me “një qëllim strategjik për të mbjellë mosmarrëveshje.”
Si kandidat republikan në zgjedhjet e vitit 2016, Tramp mundi ish-sekretaren amerikane të shtetit, demokraten Hillari Klinton.

