Kolumbia dhe Venezuela i ripërtërijnë marrëdhëniet diplomatike

Kolumbia dhe Venezuela pas disa vitesh ndërprerje do t’i ripërtërijnë marrëdhëniet diplomatike.

Qeveritë e dy vendeve paralajmëruan se do të emërojnë ambasadorë përkatësisht në Venezuelë dhe Kolumbi dhe do të punojnë për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit të përbashkët.

Plani për emërimin e ambasadorëve në një deklaratë të përbashkët e paralajmëruan ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës Karlos Faria dhe Alvaro Lejva pas takimit të tyre në qytetin e Venezuelës San Kristobal, i cili gjendet afër  kufirit me Kolumbinë.

Lejva do të jetë ministri i ri i Punëve të Jashtme të Kolumbisë, i emëruar nga presidenti kolumbian Gustavo Petro, i cili funksionin do ta marrë më 7 gusht dhe do të bëhet presidenti i parë i të majtës n[ë Kolumbi.

Petro paralajmëroi se tërësisht do ta japë kufirin me Venezuelën të gjatë 2.219 kilometra.