Një anije siriane me miell ukrainas u ankorua në Tripoli

Një anije siriane nën sanksionet amerikane u ankorua në Tripoli me elb dhe grurë që, sipas ambasadës së Ukrainës në Bejrut, forcat ruse i vodhën nga magazinat ukrainase. “Laodicea” u ankorua të mërkurën në Tripoli, sipas të dhënave nga portali “MarineTraffic”.

“Anija mbërriti nga porti i Krimesë, i cili është i mbyllur për komunikacionin ndërkombëtar, duke transportuar 5.000 ton elb dhe 5.000 ton miell, të cilat dyshojmë se janë sekuestruar nga magazinat ukrainase”, deklaruan nga Ambasada ukrainase në Bejrut.

“Është hera e parë që një ngarkesë me drithë dhe miell të vjedhur ka mbërritur në Liban”, thuhet në deklaratë.

Libani ka refuzuar të shkarkojë anijen siriane që është nën sanksionet e SHBA-së, u ankorua në portin verior të Tripolit këtë javë me dyshimin se mbante mallra të vjedhura, deklaroi një zyrtar doganor libanez.