Rusia e pranoi kërkesën e SHBA-së për bisedime Blinken-Lavrov

Rusia e ka pranuar kërkesën e SHBA-së për takim në mes sekretarit amerikan të Shtetit Entoni Blinken dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Prajs.

Ai tha se Uashingtoni ende pret që bisedimet të zhvillohen në ditët në vijim.

Blinken shtoi se ai do të shfrytëzonte thirrjen e planifikuar për të shtypur Lavrovin për t’iu përgjigjur një “ofertë të rëndësishme” nga administrata e presidentit të SHBA-së Xhozef Bajden drejtuar Moskës për të siguruar lirimin e qytetarëve amerikanë – basketbollistja Brittni Griner dhe marinsi Poll Vilan – të cilët janë të burgosur në Rusi..

Siç lajmëroi Si-En-En, pas debatit të brendshëm, administrata Bajden ofroi të shkëmbente tregtarin rus të armëve Viktor But, i cili po vuan dënim me 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Griner dhe Vilan.