Institucionet punojnë në rastin me spitalin privat “Zhan Mitrev”, pohon Kovaçevski
hkup, 28 korrik – Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se lidhur me rrëfimin e IRL-së për punën e klinikës “Zhan Mitrev” gjatë pandemisë së KOVID-19, janë formuar të gjitha komisionet e nevojshme profesionale, sepse janë të informuara të gjitha inspektoratet të cilat do t’i marrin masat e nevojshme sipas kompetencave, pas çfarë ministri i Shëndetësisë duhet ta informojë Qeverinë për gjithçka që do të përcaktohet. Nëse merren njohuri që aludon për parregullsi, theksoi Kovaçevski, ato do të procedohen sipas procedurave ligjore.
“Janë formuar të gjitha komisionet profesionale të cilat do të duhet ta shqyrtojnë rastin në detaje, janë informuar të gjitha inspektoratet që të punojnë sipas kompetencave ligjore. Ministri i Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë për të gjitha të dhënat të cilat do t’i marrin duhet ta informojnë Qeverinë. Nëse në bazë të rezultateve të komisioneve dhe mbikëqyrjeve inspektuese dhe institucioneve të tjera që janë të përfshira ka njohuri të cilat aludojnë në parregullsi të caktuara, natyrisht që do të ndiqen sipas rregulloreve ligjore të shtetit, tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes e deputetëve të deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski.
Ai përkujtoi se për këtë çështje ka debatuar edhe Qeveria dhe se ka ngarkuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë që t’i kontrollojë rezultatet në analizë, si dhe faktin që nga ISHSSH është kërkuar të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm inspektues për zbatimin e dispozitave për raportimin e inspektimeve intraspitalore, si dhe raport për kontrollet e zbatuara dhe të rregullta në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2022.
Gjithashtu, tha se nga Malmedi është kërkuar të japë raport mbi pretendimet e ekzaminimeve klinike lidhur me hemofiltrimin. Institucionet kompetente do t’i sjellin dokumentet mjekësore që të shihet se në cilët pacientë dhe në cilat raste është kryer një procedurë e tillë. Deri më 26 korrik, ka theksuar, Malmedi nuk ka dorëzuar raport deri në Ministrinë e Shëndetësisë
Deputeti Stojanovski, duke e parashtruar pyetjen pse nuk po bëhet sa duhet për zbardhjen e këtij rasti, theksoi se në të bëhet fjalë për evazion klasik të sistemit ku janë të përfshira disa institucione. Nuk është e mundur, theksoi, për një skandal të këtillë të mos kenë ditur institucionet.

