Qeveria kanadeze: Nuk mjafton kërkim falja e Papës për abuzimin e fëmijëve të vendasve
Qeveria kanadeze kumtoi se nuk mjafton kërkim falja e Papa Françeskut për abuzimin e fëmijëve të vendasve në konviktet e kishës.
Reagimi zyrtar i Qeverisë vjen pasi Papa arrti në Kebek në takime me kryeministrin Xhastin Trudo dhe guvernatoren e përgjithshme Mari Sajmon.
Papa Françesku që në ditën e parë të vizitës kërkoi “falje për të keqen e bërë” ndaj popullatës indigjene të Kanadasë, veçanërisht në shkollat e konviktit për fëmijët indigjenë që ishin nën administrimin e kishës, dhe shprehu keqardhjen që disa anëtarë të Kishës “bashkëpunuan” me politikanët në “destruksionin kulturor”.
“Jam shumë i prekur, lutem për falje”, tha Papa të hënën para disa mijëra njerëzve indigjenë në Maskvaçis, në pjesën perëndimore të Kanadasë.

