Qindra të vdekur në historinë e Pakistanit

Shpëtimtarët në Pakistanin jugperëndimor sot po tentojnë të arrijnë drejt mijëra familjeve të ngujuara në fshatrat e tyre pasi që reshjet më të rrëmbyeshme të shiut në historinë e vendit e kapluan këtë shtet aziatiko-jugor, transmeton DPA.

Shpëtimtarët me ndihmën e helikopterëve ushtarakë dhe barkave po tentojnë të arrijnë drejt së paku 50.000 familjeve të ngujuara në rajonet e largëta në provincën Beluçistan pasi që rrugët dhe urat u shkatërruan nga vërshimet e rrëmbyeshme, kumtoi ministri i provincës për Punë të Brendsme, Zija Langov.

Shirat monsunik disaditorë e kapluan Baluxhistanin dhe qytetin më të populluar në jug të vendit, Karaçi, duke i vërshuar rrugët, duke i bllokuar rrugët dhe duke i detyruar miliona njerëz t’i braktisin shtëpitë.,

2Reshjewt e shiut në Baluçistan janë më të rrëmbyeshmet në historinë e Pakistanit, informoi meteorologu kryesor Sardar Sarfraz.

Inxinierë të armatës dhe ushtarë u ndihmuan shpëtimtarëve ta heqin ujin nga rrugët e vërshuara dhe të arrijnë deri te njerëzit e ngujuar, kumtoi krahu ushtarak mediatik.

Numri i të vdekurve nga reshjet dhe vërshimet disaditore sot arriti në 340 dhe pritet të rritet, kumtoi agjencia nacionale për menaxhim me katastrofa.

Ekspertët reshjet dhe vërshimet e këtilla ua përshkruajnë ndryshimeve klimatike. Disa prej tyre paralajmëruan se rajoni mund të vazhdojë të pësojë nëse nuk ndërmerren masa adekuate.