Aktivitetet e aviacionit “PA Krivollak” pjesë e stërvitjes së përbashkët me Forcat e SHBA

Shkup, 27 korrik – Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të armatosura të SHBA-së, me të cilët bëhet trajnim midis forcave tokësore dhe ajrore. sot dhe nesër në poligonin e Armatës “Krivollak” do të realizohen aktivitete stërvitore të fluturimit me aviacion ushtarak të Forcave të armatosura të SHBA-së.

Siç kumtuan nga MM-ja, gjatë aktiviteteve stërvitore nga ana e  dy aeroplanëve ushtarakë “F-18” nga përbërja e marinës ushtarake amerikane do të kryejnë fluturime me të cilat do të bëhet kontroll dhe simulim të aftësive për dhënien e mbështetjes ajrore dhe kontrollin e përbashkët ajror përmes sistemit të drejtimit lundrues të objektivave tokësorë nga ajri.

Paraprakisht, aktivitete të tilla të aviacionit për herë të parë janë kryer si pjesë e  aktiviteteve përfundimtare të stërvitjes “Neptun strajk”, e cila u zhvillua në rajonin e Mesdheut në periudhën nga 24 janari deri më 5 shkurt të këtij viti.

“Si vend anëtar i NATO-s i cili është plotësisht i përfshirë në sistemin e patrullimit ajror, e konfirmojmë aftësinë tonë për të marrë pjesë në këtë lloj ushtrimesh të përbashkëta me ushtritë e NATO-s, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të integruar sistemin e mbrojtjes ajrore si dhe konfirmimin e kapacitetet e kantierit të provës Krivolak”, thuhet në kumtesën e MM-së.

Aktiviteti kryhet në përputhje me vendimin e seancës së 61-të të Qeverisë, me të cilën është miratuar hyrja dhe qëndrimi i forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të pjesëmarrjes në trajnim në mbështetje të ngushtë ajrore me aeroplan të forcave të armatosura të SHBA-së në Poligonin e armatës Krivollak.