Dita e dytë e Agjendës intensive të Ballkanit të Hapur në Tiranë

Shkup, 26 korrik – Në Tiranë sot vazhdon puna e grupeve ndërqeveritare dhe odave ekonomike të vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur me fokus të menaxhimit dhe reagimit të shpejtë gjatë. katastrofave dhe aksidenteve, gjatë mungesës së ushqimit dhe gjatë krizës energjetike.

“Në kushte të krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim të stabilitetit më të madh energjetik është fokusi më i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa qëllimin e njëjtë e ndajmë edhe me partnerët dhe miqtë tanë nga rajoni. Prioriteti ynë i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike si dhe furnizimi i sigurt dhe stabil me energji të cilat janë të disponueshme për qytetarëve tanë, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Tre shtetet, theksohet në kumtesë, janë pajtuar se sigurimi i ushqimit në kushte të krizës botërore paraqet sfidë dhe prioritet për shkak  se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria krijojnë mekanizma për ndihmë të ndërsjell.

“Për më tepër në organizim të ministres së Bujqësisë së Shqipërisë, Frida Krifca, sot do të mbahet në Tiranë takim i përfaqësuesve të të tre shteteve me blerësit dhe distributerëve shqiptarë me qëllim që të shqyrtohen mundësitë e reja për importin dhe eksportin e sheqerit, vajit, miellit dhe kripës në rajon me kushte të cilat janë të volitshme për ekonominë maqedonase, serbe dhe shqiptare”, theksojnë nga pres-shërbimi qeveritar.