Armata izraelite rrënoi shtëpi të sulmuesve të dyshuar palestinezë në Bregun Perëndimor

Armata izraelite sot i rrënoi shtëpitë e dy sulmuesve palestinezë të dyshuar për vrasjen e një roje në lagjen hebraike Ariel në Bregun Perëndimor të okupuar.

Vajçesllav Golev u vra në hyrje të lagjes hebraike më 29 prill, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ndërmori grupi ekstremist Hamas. Armata më vonë i arrestoi sulmuesit e dyshuar, ndërsa sot kumtoi se ua ka demoluar shtëpitë në fshatin Karavat Bani Hasa. Gjatë rrënimit armata është përballur me protestë të dhunshme të palestinezëve të cilët kanë hedhur bomba dhe kanë djegur goma autojmetesh.

Sipas mediave izraelite në protesta kanë marrë pjesë qindra palestinezë, por nuk ka ushtarë të lënduar.

Mediat izraelite publikuan se shtëpia e Jahja Mareit është rrënuar me mjet shpërthyes, ndërsa e Jusef Samih Asi me eskavatorë.