Administrata e Bidenit planifikon t’i mbjellë mbi një miliardë pemë në SHBA
Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden paralajmëroi se do t’i mbjellë mbi një miliardë pemë në miliona hektarë tokë që janë djegur nga zjarre ose që janë shkatërruar nga rrëshqitja e tokës në pjesën perëndimore të vendit.
Shumë pyje janë duke u rinovuar pas zjarreve, por nëse flakët do të ishin shumë intensive, ata mund të lënë pas vetes një pejsazh të shkatërruar me dekada para se pemët sërish të paraqiten atje.
Kongresi amerikan vitin e kaluar solli ligj me të cilin i imponohet Shërbimi pyjor për të mbjellë 1,2 miliardë pemë gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa në prill, Bajdeni e angazhoi agjencinë e njëjtë që t’i bëjë pyjet më rrezistuese në botën më të nxehtë.
Në SHBA sivjet në zjarre u dogjën 5,6 milionë hektarë pyje.

