Ministri Dukaj ka vizituar sot komunën e Zhablakut

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, me bashkëpunëtorët e tij, sot kanë vizituar komunën e Zhablakut.

Gjatë takimit, ministri Dukaj dhe kryetari i komunës, Vesellin Vukiqeviq, diskutuan për projektet aktuale, funksionimin e vetëqeverisjes lokale, si dhe planet e ardhshme në fushën e reformës së administratës publike me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ministri Dukaj shtoi se ka shumë sfida dhe punë përpara Ministrisë, por theksi është në decentralizimin dhe fuqizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, digjitalizimin dhe përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, që është në përputhje me vizionin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=424276139716973&set=a.254513730026549