Zyrtare: Ben Davies vazhdon kontratën me Tottenhamin

Ben Davies do vazhdojë edhe më tej të jetë lojtar i Tottenham Hostpur.

Lajmin për rinovimin e uellsianit e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një postimi në faqen e tyre.

Davies kishte kontratë me ‘Spurs’ deri këtë vit, por do vazhdojë edhe për dy të tjerë.

Ai po shihet si një lojtar i rëndësishëm për Antonio Conte, prandaj edhe ka rinovuar.