Kina e paralajmëroi Uashingtonin për vizitën eventuale të Pelosit në Tajvan
Autoritetet kineze sot njoftuan se kanë bërë paralajmërim të rreptë te autoritetet amerikane për shkak të, siç shkruan Fajneshëll tajms, vizitës eventuale në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi.
“Pala kineze në shumë raste qartë ia bëri të ditur SHBA-së se fuqishëm e kundërshton vizitën e spikeres Pelosi në Tajvan.
Ai deklaroi se Kina “nëse SHBA-ja e vazhdon kursin e saj, me siguri do të ndërmarrë masa të fuqishme për ruajtjen e sovranitetit të saj kombëtar dhe integritetin territorial, ndërsa SHBA-ja duhet të jetë përgjegjëse për çfarëdo lloj pasojash serioze”.
Vizita potenciale e përfaqësuesit zyrtar amerikan vjen kur Tajvani përballet me presion nga Kina. Në administratën amerikane ka ndasi rreth asaj nëse Pelosi duhet të vizitojë Taipein, thonë dy burime të njoftuara me situatën, publikoi Fajneshëll tajms.
SHBA-ja nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Taipein, por kanë ligj sipas të cilit Uashingtoni detyrohet t’i sigurojë Tajvanit mjete për mbrojtje.

