Për vozitje të shpejtë 355 sanksione
Shkup, 15 korrik – Janë gjobitur 355 shoferë gjatë ditës së djeshme në kontrollin e veprimit në territorin e tërë shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Siç informojnë sot nga MPB-ja, 19 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa tre automjete madje mbi 70 kilometra në orë. Me këtë rast, 178 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 177 jashtë vendit të banuar.
Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

