Rama shkarkon Ahmetajn, emëron Ballukun si zëvendëskryeministre
Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin.
Në vend të tij është emëruar Belinda Balluku. Dekretet janë firmosur nga presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj.



