Benon dënohet për mosrespektim të Kongresit
Këshilltari i ish-presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Benon, dje u dënua për mosrespektim të Kongresit, pasi refuzoi të marrë pjesë në hetimin për sulmin ndaj Kapitoll Hill, më 6 janar.
Pas gjykimit katërditor, Gjykata federale amerikane, e ka dënuar Benonin pasi ka refuzuar të dëshmojë dhe të parashtrojë dokumente të caktuara deri te Komisioni i kongresit.
Atij i kanoset dënim me burg deri dy vjet. Shqiptimi i aktgjykimit u caktua për më 21 tetor.
Avokati i Benonit paralajmëroi ankesë.

