Jun: Korea e Veriut po përgaditet të testojë armë bërthamore
Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-jul sot deklaroi se Korea e Veriut është e gatshme të kryejë testim të armës bërthamore në çdo moment.
Ai shtoi se Pheniani i ka përfunduar përgaditjet bërthamore dhe pritet të kryejë provë bërthamore gjatë këtij muaji.
Para deklaratës së sotme të Junit, shefi i Shërbimit zbulues koreanojugor ishte për vizitë të paparalajmëruar në Uashington.
Tensionet në Gadishullin Korean po rriten nga viti i kaluar, prej kur Seuli dhe Pheniani i kanë rritur stërvitjet ushtarake dhe demonstrimet e fuqisë.
Muajin e kaluar, SHBA-ja, Korea e Jugut dhe Japonia, publikuan plane për përforcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe përgjigjes së përbashkët ndaj kërcënimeve nga Korea e Veriut, nëse ky vend kryen edhe një testim bërthamor.

