Buhova: Në spitalin “Zhan Mitrev” janë kryer tre mbikqyrje të rregullta dhe nëntë të jashtëzakonshme
Shkup, 20 korrik – Drejtoria e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) Irinka Sotirova Buhova pohon se nuk ka, e as paraprakisht, në 22 muajt e fundit, ka pasur kontakte me Zhan Mitrevin.
“Edhe ISHSSH-ja dhe mua personalisht na intereson se kush është ai që nga institucioni ka kontaktuar me Zhan Mitrevin. Me shumë përgjegjësi pohoj se jo në 22 muajt e fundit derisa ka zgjatur studimi, por edhe më gjatë, nuk kam pasur asnjë kontakt me zotërinë e theksuar. E shfrytëzoj rastin edhe tani, që personi që e ka dhënë dezinformatën të më përgënjeshtrojë me dëshmi, gjegjësisht le t’i japë dëshmitë me të cilat disponon në institucionet përkatëse”, u përgjigj Buhova në pyetjen për atë “kush ka shkuar te Zhan Mitrevi”.
Buhova sqaron se ISHSSH-ja nuk jep, e as nuk merr leje për klinika private.
“Leja për “Zhan Mitrev” është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa çfarë shkruan në të do t’ju thotë ministri. ISHSSH nuk është organ që duhet ta kritikojë ose miratojë vendimin e dhënë nga MSH-ja. ISHSSH nuk kërkon kohë shtesë në lidhje me mbikëqyrjet të cilat i ka bërë”, tha drejtoresha.
Ajo paraprakisht informoi se në “Zhan Mitrev” janë bërë tre kontrolle të rregullta dhe nëntë mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe i sqaroi detajisht.
Buhova sqaroi edhe si shfaqen infeksionet intraspitalore. Institucioni kyç dhe i parë, tha, deri tek i cili dorëzohet informacioni për infeksion intraspitalor është Qendra për shëndet publik, e cila bën kontroll epidemiologjik dhe imponon masa.
“Të mos i përziejmë institucionet”, porositi Buhova.

