327 shoferë të sanksionuar për vozitje të shpejtë

Shkup, 20 korrik – Policia dje në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion ka sanksionuar 327 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Prej tyre, 22 sanksione janë shqiptuar për vozitje me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se 155 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 172 jashtë vendit të banuar.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat për rrugë më të sigurta.