Vdes profesori universitar Shyqri Kelmendi

Profesori universitar dhe ish-drejtori i Trepçës, Shyqri Kelmendi, ka vdekur dje.

Familjarë të tij kanë bërë të ditur se ai do të varroset sot në ora 15:30, në varrezat e Fshatit Lipë (Kelmend) në Mitrovicë.

I ndjeri ishte profesor në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë.