Mariçiq: Sollëm vendim historik, me dinjitet hapërojmë drejt anëtarësimit në BE

Shkup, 18 korrik – Zv.kryeministri i Qeverisë, i angazhuar për çështje evroopiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Politika”-n serbe, deklaroi se Qeveria është përgjigjur në mënyrë shtetërore dhe përgjegjëse ndaj të gjitha sfidave me të cilat është përballur në dialogun me Bullgarinë dhe Bashkimin evropian dhe se në të gjitha dokumentet që janë publikuar, duke përfshirë dhe protokolin, është arritur të rruhet gjuha dhe identiteti maqedonas, informon Zhurnal.

“Nuk ka asnjë gjasë për asimilim, bullgarizim, e as pretendime territoriale. Përkundrazi kemi fituar një propozim evropian i cili mundëson të fillojmë negociatat me BE-në menjëherë, me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe identitet, e njëkohësisht kemi dhe dokument me kompromis i cili do të na mundësojë, me një kornizë të konfirmuar të obligmeve prë të dyja palët, më shpejtë të tejkalojmë çështjet e hapura me Bullgarinë”, thotë Mariçiq.

Në pyetjen nëse janë të mundura bllokada në rrugën drejt BE-së, Mariçiq tha se në politikë nuk mund të parashihet dhe nuk ka garanca për asgjë, por se ka gatishmëri në këtë Qeveri të shkojë përpara drejt atij qëllimi i cili është përgatitur me gjenerata, anëtarësim i plotë në BE.

“JAnë të qarta rregullat e funksionimit të Unionit dhe gjatë procesit të integrimit në BE dhe askush nuk mund të garantojë se gjatë negociatave ndonjë vend tjetër nuk do të na bllokojë për çështje tjetër. Por, si shoqëri jemi të pjekur mjaftueshëm që të dimë të vlerësojmë çfarë vendime duhet të sillen, kur janë në pyetje interesat tona dhe kur kompromiset janë të pashmangshme”, thotë zv.kryeministri Mariçiq.

Mariçiq thotë se edhe pse rruga drejt Brukselit ishte i vështirë dhe me pengesa dhe sfida, u arrit të konfirmohet e ardhmja evorpiane e vendit, duke sjellur vendim historik me të cilën Maqedonia e Veriut ka filluar garën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi bëhemi shtet që negociojmë./Zhurnal.mk