Tejkalimi i krizës ekonomike, Baush: Ribalanci zbut krizën, ka rritje ekonomike
Mjetet e planifikuara me ribalancimin e ri të arkës shtetërore konsiderohen si emergjencë karshi pasojave të dala nga kriza globale, dhe si i tillë mund të shuaj pjesërisht vatrat financiare-ekonomike, vlerëson për TVM2 ekonomisti Abil Baush. Ai thotë gjithashtu se ribalancimi i fundit nuk është i destinuar për të mundësuar ndonjë rritje ekonomike, por vetëm për të zbutur gjendjen e rënduar me krizën.
“Disa segmente për rritje të pagave nuk janë të përfshira, kështu që mund të kemi disa probleme, e nga ana tjetër në sektorin real, ose në sektorin e biznesit nuk kemi ndonjë ndryshim ose ndonjë nxitje të ndihmave për këto kompani. Kështu që mendoj se në përgjithësi ky buxhet do të kalojë pa pasur ndonjë impakt jashtëzakonisht shumë të madh në këto situata te sektori real.”, tha Abil Baush, ekspert ekonomik.
Sa i përket asaj se vallë ky ribalanc do të mundësoj përmirësim të inflacionit, Baush shprehet skeptik për këtë, duke theksuar se një rikuperim ekonomik mund të nodh vetëm vitin e ardhshëm.
“Në fund të këtij viti pritet stabilizim këtyre parametrave ekonomik. Mund të kemi ndonjë inflacion të ngadalësuar dhe pak në rënie. Ne nuk presim se këtë vit do ta kemi një vit me një rritje ekonomike, do të kemi rritje të ngadalësuar.”, tha Baush.
Ribalanci i buxhetit ndodhet në Kuvend, ku pret dritë të gjelbërt nga deputetët. Me rishikimin e buxhetit të hyrat janë paraparë 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë më të larta se parashikimet fillestare, ndërsa shpenzimet në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose rreth 16 miliardë denarë më shumë në raport me projeksionet fillestare për vitin 2022.

