Petkov: Bullgaria do të vazhdojë të punojë me fqinjët për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor

Sofje, 17 korrik – Kryeministri bullgar Kiril Petkov në postimin në Fejsbuk ka shkruar se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut e nënshkruan protokollin dypalësh me të cilin u dakorduan për hapat konkretë për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit.

“Ky është fundi i një procesi të vështirë, për të cilin kanë punuar qeveritë e të dyja vendeve edhe krahas pengesave të panumërta të brendshme dhe të jashtme”, ka shkruar Petkovi.

Ai shton se Bullgaria, së bashku me vendet e tjera të BE-së, do të vazhdojë të punojë me fqinjët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me qëllim  që së bashku ta realizojnë ëndrrën për një të ardhme evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor.