Kallëzim penal ndaj një kompanie për kanabis nga Koçani dhe menaxherin e saj për shitje të paautorizuar
Një kompani e prodhimit të kanabisit nga Koçani dhe menaxheri i saj nga Bullgaria kanë marrë kallëzim penal për shkak të dyshimit se gjatë shitjes së marijuanës një pjesë të mallit e kanë bartur në kontenjerin e mbeturinave të Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellës-Higjiena komunale” nga Koçani e lënë në deponinë e qytetit nga ku persona të panjohur e kanë marrë për shitje të paautorizuar. Janë sekuestruar 238 kilogramë, vlera e të cilave llogaritet në mbi 400 mijë euro.
Siç njoftoi MPB-ja, dje zyrtarë policorë nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Serioz – Departamenti për Hetime Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe SPB Shtip kanë parashtruar kallëzim penal kundër personit juridik nga Koçani në Prokurorinë Themelore Publike Koçani dhe S.V.K. (39) nga Bullgaria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 dhe paragrafi 6 i Kodit Penal.
“Gjatë muajit korrik 2022, përmes personit juridik ku S.V.K. është regjistruar si menaxher është furnizuar marijuana, e cila më pas është vendosur në objektin e personit juridik në fjalë, pas së cilës me datë 14.07.2022 një pjesë e saj është transferuar në kontenjer për mbeturina, gjegjësisht në një veturë të veçantë të ngarkesave për grumbullimin e mbeturinave, në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellës” nga Koçani, , prej ku personat ilegal e kanë marrë për deponim të mëtejshëm të paautorizuar, me qëllim që të fitojnë interes pronësor të kundërligjshëm. Po të njëjtën ditë policia ka vërejtur se automjeti me mbishkrim “NPK Ujësjellës – Higjiena Komunale” ka hyrë në hapësirën e rrethuar të personit juridik nga Koçani, ku punëtorët nga “NPK Ujësjellës – Higjiena Komunale” mekanikisht kanë derdhur përmbajtjen e kontejnerin me mbeturina në kamion, janë ndërmarrë masa dhe veprime, gjatë të cilave i njëjti është ndalur. Nga mbikëqyrja e automjetit për ngarkim, u konstatua se brenda pjesës së ngarkesës ka një sasi të madhe marijuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Marijuana e gjetur dhe konfiskuar, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, i është dorëzuar Departamentit për Hetime dhe Ekspertiza Kriminalistiko- Teknike pranë MPB-së të RMV-së. Pas ekspertizës së kryer për sasinë e sekuestruar të drogës, u konstatua se bëhet fjalë për 237 kg dhe 970 gr. drogë narkotike marijuanë.

