Si depërtoi Rusia ne mediat shqiptare me një video fakenews!
Një portal online ka shpërndarë ditën e djeshme një video të montuar rëndomtë, për gjoja pazar të dyshuar për blerjen e raketave amerikane Javelin, në Ukrainë, duke nxjerrë një palë targa kartoni të printuara. Kjo për të përhapur një lajm të rremë se armatime të ushtrisë amerikane kanë përfunduar në duart e trafikantëve që i sheshin në tregun e zi.
Në fakt me një verifikim të lehtë në databazën e targave që çdo gazetar posedon, përveç Newsbomb dhe dy portaleve të tjera që e kanë marrë copy – paste, nuk paskan, rezulton se targat shqiptare te automjetit në Ukrainë janë false sepse janë pa elementet e Sigurisë. Automjeti dhe targat janë aktive në Shqipëri, i përket automjetit tip Mercedez Benz c220, në pronësi të shtetasit me iniciale A. H., me profesion mësues. Pa lidhje fare me sa nxirret në videon e edituar në Moskë dhe të botuar në shqip. A. H ka kontaktuar disa media dhe kërkon përgënjeshtrim sepse ndihet i keqpërdorur nga mediat.
Për më tepër targa në video është letër e printuar dhe një sy gazetari e kupton pse autori fokuson targën me qëllim. Portalet shqiptare nuk janë aq naive sa të bien pre e propagandës ruse apo të paguara prej tyre. Nuk janë naive përkimi i orës së daljes së videos në internet dhe përkthimi në shqip aq i shpejtë. Në Shqipëri nuk ka më budallenj e as syleshë.
Janë tashme fakt sulmet e njëpasnjëshme të Rusisë me akuza të stisura në drejtim të shqiptareve si “mercenar shqiptarë që luftojnë kundër Rusisë”, “lista e stisur emërore prej 150 shtetasve shqiptar që luftojnë për Ukrainën dhe automjeti me targa shqiptare që ble raketa Javelin”.
Këto janë gjëra që kërkojnë të tërheqin vëmendjen dhe të thurin skenarë filmash me trafikantë në një moment kur qeveria Shqiptare, po kërkon të marrë një bazë NATO në Durrës, duke pasur një rol në Këshillin e Sigurimit dhe një skenar tjetër është se Rusia kërkon të heqë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, duke u munduar të krijojë një tjetër konflikt, ne Kosove, me ane te “vëllait te saj të vogël”, Serbinë.
Po pse ruset provokojnë Shqipërinë dhe shqiptaret, të cilët janë ndër të paktat vende që po i mirëpresin turistët rus, duke ju ofruar komoditet dhe siguri gjatë sezonit turistik!?
Është koha që qeveria shqiptare të reagojë ndaj këtyre provokimeve të njëpasnjëshme malinje ruse. Siç dihet shumë shtete të tjera aleate, kanë reaguar ndaj këtyre fenomeneve duke shpallur “Non Grata” shumë diplomat rus, ndërsa Shqipëria deri më tani ka qëndruar në heshtje. Nuk mund të vazhdohet me sjelljen e mirë dhe mikpritëse ndaj veprimeve malinje ruse, por duhet reaguar në trajtë të njëjtë me vendet aleate, ku ti kërkohet llogari Rusisë për veprimet e tyre dhe të dëbojnë diplomatët rus për sjellje që nuk korrespondon me detyrën funksionale të tyre./Faktor.al

