Deputetja boshnjake drejtuar kolegëve të VMRO-së: Ju jeni frikacakë, ksenofobë dhe kriminelë

Shkup, 15 korrik – Deputetja e pavarur në Kuvendin e Maqedonisë, Sanella Shkrijelj, u ka bërë thirrje deputetëve të pranojnë propozimin francez, ndërsa kolegët e saj nga VMRO-DPMNE të cilët me fishkëllima e sabotuan fjalimin e saj në foltore, i quajti frikacak, ksenofobë dhe kriminelë, transmeton Zhurnal.

“Kaolicion antievropianë, frikacakë, ksenofobë dhe kriminelë, mund të uluritni sa të doni dhe të fishkëlleni sa të doni, do të vazhdojmë në rrugën evropiane të këtij shteti, duke mbrojtur kështu gjuhën maqedonase dhe të gjitha cilësitë e identitetit etnik maqedonas. Negociata për hyrje në Bashkimin Evropian si maqedonas, me gjuhë të pastër maqedonase, nuk është asimilim. Asimilim është t’ua merni të ardhmen mijëra të rinjve, të detyrohen të nxjerin pasaporta nga shtete tjera të BE-së që të mund të shfrytëzojnë të mirat e Unionit”, tha Shkrijelj, fjalët e së cilës mezi dëgjoheshin.

Ajo konsideron se edhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen pas fjalimit të djeshëm, personalisht i demantoi të gjitha gënjeshtrat dhe konfirmoi se do të ketë fillim të negociatave, gjuhë të pastër maqedonase, si dhe çështjet bilaterale do të ngelin jashtë negociatave.

“Unë jam boshnjake e lindur në Maqedoni, nuk kam mëmëdhe tjetër që mund ta quaj shteti im. Gjuha amtare është gjuha boshnjake, njëlloj e konsideroj edhe gjuhën maqedonase si gjuhë amtare dhe kujdesem për shkrimleximin e saj. Ju këshilloj dhe juve të kujdeseni më tepër për shkrim leximin maqedonas, aq sa kujdeseni për mbrojtje të gjuhës maqedonase. Bashkëqytetarë të mi, mos keni dilema se jemi së bashku me ju dhe se do të sigurojmë të ardhme evropiane për të gjithë ne, kundrejt planeve për, nuk e di çfarë aleanca të këtyre kriminelëve, ksenofobëve dhe frikacakëve”, tha Shkrijelj./Zhurnal.mk