Në një aksident në Sllatinë të Tetovës, jetën e ka humbur një 19 vjeçar

Tetovë, 15 korrik – Në një aksident rrugor në Sllatinë të Tetovë, jetën e ka humbur një djalë 19 vjeçar nga Tearca. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.

“Në rrugën lokale në Sllatinë të Tetovës ka ndodhur një aksident rrugor në të cilin ka marrë pjesë një motoçikletë që e ka drejtuar 19 vjeçari nga Tearca e Tetovës dhe një traktor me rimorkio pa targa të regjistrimit që e ka drejtuar banori 60 vjeçar nga Sllatina e Tetovës. Në aksident, motoçiklisti është lënduar rëndë, të konstatuara në spitalin klinik të Tetovës, pas çka urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit ku menjëherë ka vdekur”, informon Marjan Josifovski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes inspektim kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.