Mariçiq për “Blic”: Propozimi francez i plotëson të gjitha vërejtjet tona
Shkup, 15 korrik – Me propozimin francez të plotësuar, të ndryshuar, të pastruar e morëm atë që po luftojmë me vite – formulimi i pastër i gjuhës maqedonase, pa kurrfarë fusnota, yje apo sqarime, që është për më e rëndësishme në ruajtjen e interesave tona nacionale, thotë zëvendëskryeministri kompetent për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në intervistë për gazetën beogradase “Blic”.
“Kemi arritur të mbrojmë gjuhën maqedonase, siç premtuam. Qytetarët nuk kanë përse të shqetësohen, gjuha maqedonase me këtë propozim mbetët një nga gjuhët e ardhshme zyrtare të Bashkimit Evropian. Duke mbrojtur gjuhën maqedonase, në mënyrë më të drejtpërdrejt e siguruam mbrojtjen e identitetit të popullit maqedonase”, thekson Mariçiq.
Siç lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, duke iu përgjigjur pyetjeve të “Blic” për qëndrimin e opozitës “për ekzistimin e dy skenarëve për negociatat e përjetshme me BE-në apo asimilimin në diktimin e Bullgarisë”. Mariçiq porosit se propozimi francez për tejkalimin e kontestit Shkup-Sofje ka dy skenar – fillimin e negociatave me BE-në dhe mundësi reale dhe më të shpejtë për të dalë nga labirinti për të zgjidhur çështjet e hapura me Sofjen.
Në pyetjen se çfarë fitoi Maqedonia e Veriut me propozimin francez, Mariçiq u përgjigj se me propozimin francez të plotësuar, të ndryshuar, të pastruar e morëm “atë që po luftojmë me vite”, dhe kjo është formulimi i pastër për gjuhën maqedonase, pa kurrfarë fusnota, yje apo sqarime.
Mariçiq deklaroi se rreziku i vetëm për destabilizimin e vendit e sheh në hedhjen poshtë të diskursit evropian për vendin dhe ndalimin e procesit të eurointegrimeve.

