Edhe një i arrestuar për gjuajtje me armë në sheshin “Skenderbeu” gjatë protestave

Shkup, 15 korrik – Është arrestuar edhe një person nga incidenti që ndodhi te sheshi Skenderbeu.

Bëhet fjalë për 29 vjeçarin R.A nga Shkupi i cili u arrestua dje. Ai dyshohet se më datën 06 korrik rreth orës 19:30 ka gjuajtur me revole, transmeton Zhurnal.

Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe i është konfiskuar revolja. Kundër tij është ngritur padi penale./Zhurnal.mk