133 shoferë të gjobitur për vetëm 3 orë me radar të natës

Shkup, 15 korrik – Gjatë natës së kaluar në periudhën prej orës 21 deri në orën 24, Ministria e Punëve të Brendshme me radar të veçantë të pajisur për xhirimin në kushte të natës, zbatoi aksion të përforcuar kontrollues në territorin e gjithë shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë gjobitur 133 shoferë.

Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, ndërsa dy vetura me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Siç informoi MPB, gjatë kësaj 76 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 57 jashtë vendbanimit.