Takim Kovaçevski, Mariçiq, Osmani, Geer dhe Leyen: Gjuha maqedonase e barabartë me gjuhët tjera evropiane
Shkup, 14 korrik – Vendi ynë është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e saj dhe realizimit të edhe një qëllimi strategjik, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian me gjuhë maqedonase të ruajtur dhe të sigurt në Bashkimin Evropian, që do të thotë mbyllje përfundimtare e të gjitha çështjeve të identitetit. Propozimi evropian është hap i rëndësishëm me të cilin do të tejkalohet bllokada dhe i cili do ta afrojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE.
Kjo u konstatua në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, anëtarët e pranishëm të[ delegacionit dhe ambasadorit të BE-së në vend, Dejvid Gir.
Siç informoi shërbimi i Qeverisë për shtyp, kryeministri Kovaçevski falënderoi Kryetaren e Komisionit Evropian, Fon der Lejen për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e saj personal ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për negociata pa vonesa të mëtejshme, duke pasur parasysh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se në këto momente kyçe për vendin kur duhet të merren vendime të mençura dhe shtetërore, prania e Kryetares së Komisionit Evropian është sinjal i qartë i mbështetjes së proceseve integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në takimin bilateral, Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria mbetet fuqimisht e përcaktuar në respektimin e pakushtëzuar të veçorive gjuhësore, të identitetit, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, gjë që në fakt është konfirmim edhe me propozimin evropian.
Ai shtoi se pret që të mbështetet nga të gjitha subjektet politike në Kuvend përmes marrjes së konkluzioneve të mëtejshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare.
“Kemi propozim që garanton një gjuhë të pastër maqedonase në BE, çështje historike dhe dypalëshe jashtë kornizës negociuese”, theksoi kryeministri Kovaçevski në takimin në Qeveri.

