Gjykata Kushtetuese konteston marrëveshjen me Bechtel Enka, 60 orë punë në javë janë tepër!

Shkup, 13 korrik – Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka hequr nenin 12 nga Ligji për miratimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e koridorit 8 infrastrukturor (pjesa Tetovë-Gostivar-Bukojçani) dhe projektin për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafthanë) dhe korridorin 10d (autostrada Prilep – Manastir) në RMV, informon Zhurnal.

Në nenin 12 mes tjerash është paraparë se orari i punës i çdo punëtori gjatë gjithë ciklit të projektit mund të jetë mesatarisht nga 60 orë në javë, gjatë gjithë vitit.

Gjykata Kushtetuese solli vendim për shfuqizimin e këtij neni përshkak se është në kundërshtim me vlerën themelore, qeverisjen e së drejtës e paraparë në nenin 8 paragrafi 1 alinea 3 nga Kushtetuta, në kundërshtim të nenit 9 sipas të cilit qytetarët para Kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se me këtë nen lëndohet e drejta e një dite dhe një jave pushim, gjegjësisht është në kundërshtim me nenin32 paragrafi 4 të Kushtetutës.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Qeveria, koridoret e lartëpërmendura është planifikuar korporata amerikano-turke Bechtel Enka. Nuk dihet nëse kryerësi do të pajtohet të vazhdojë sipas marrëveshjes, pasi është shlyer pjesa e orëve të punës të punëtorëve./Zhurnal.mk