Dita e nëntë e protestave kundër Propozimit francez

Shkup, 12 korrik – Nën moton “Ultimatum, jo faleminderit” sonte para Qeverisë vazhduan protestat kundër propozimit francez.

Pjesëmarrësit të kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta opozitare me flamuj maqedonas dhe transparente, nga Qeveria u nisën drejt Ministrisë së Punëve të jashtme, ndërsa destinacion i fundit është Kuvendi.

Protestat mbahen çdo ditë në orën 19:00, përveç të premten, kur pakënaqësia u shpreh përmes bllokadave në Shkup dhe në rrugët magjistrale Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep.

Protesta nuk u mbajt edhe të shtunën, për shkak të festës së Kurban Bajramit.