Chelsea shumë afër marrëveshjes me Koulibaly 

Chelsea është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Kalidou Koulibaly.

Lajmin e bën të ditur David Ornstein i The Athletic.

Oferta e “Bluve” është diku rreth 40 milionë euro. Klubi londinez gjithashtu i ofron kontratë afatgjatë senegalezit.

Pos tij, ish-kampionët anglezë vijojnë interesimin për Nathan Ake dhe Julas Kounde.