KE: Asnjëherë nuk do të suspendojmë fonde të BE-së për shkak të mendimeve të ndryshme

Bruksel, 12 korrik – Komisioni Evropian reagoi ashpër pas zërave të cilat u paraqitën në disa mediume se organizatat të cilat janë kritikuese të propozimit francez për fillimin e bisedimeve të vendit me BE-në do t’iu hiqen mjete nga fondet evropiane, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në pyetjen e MIA-s se a janë këto akuza të sakta ose të arsyetueshme në çfarëdo lloj mënyre, zëdhënësit e Komisionit Evropian porositën se trupi ekzekutiv i BE-së “asnjëherë nuk kërcënohet për shkak të mendimit të ndryshëm”.

“Këto akuza janë të pabaza. Shoqëria qytetare është komponentë kyçe e çdo shoqërie demokratike dhe partner kyç në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së”, shkruan në reagimin me shkrim të dërguar nga zëdhënësit e Politikës së Jashtme, Nabilla Mastralli dhe Peter Stano dhe për Zgjerim, Ana Pisonero.

Nga Komisioni Evropian më tutje theksojnë se institucioni “gjithnjë ka dëshmuar angazhim të fuqishëm për mbështetje të shoqërisë qytetare”.

“Jo vetëm që Komisioni asnjëherë nuk do të mendonte të suspendonte fonde për mendimin e dhënë nga ana e anëtarëve të shoqërisë civile, por një veprim i tillë nuk do të ishte në përputhje me rregullativën për IPA 3 dhe me këtë do të ishte e pamundur”, shtojnë zëdhënësit e Komisionit Evropian për MIA-n

IPA 3 janë fondet nga procesi parainkuadrues drejt BE-së.

Para disa ditëve disa media liferonin informacion se “burime të larta diplomatike në Bruksel” ishin të pakënaqura që disa organizata dhe tink-tenke publikuan qëndrim kritik për propozimin francez për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe se këto organizata “janë kërcënuar për heqjen e fondeve të BE-së”.

Komisioni Evropian këtë e demanton plotësisht dhe përkujton se rregullat për marrjen e fondeve të BE-së janë të qarta dhe mjet i mbikëqyrjes së ashpër.