Shembet karuseli në park, plagosen 10 fëmijë

Panik në park. Një karusel u shemb ndërsa ishte në lëvizje. Të paktën 10 fëmijë mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi në parkun argëtues Palma Campania të Napolit. Ai mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë, sipas raporteve nga “Il Mattino”.

Corriere della Serra ka publikuar momentet e tmerrit që përjetuan fëmijët ndërsa karuseli u shemb.

Sipas burimeve lokale asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Çështja është nën hetim.