Qindra zjarre shpërthejnë në Portugali, 40 zjarrfikës dhe civilë marrin lëndime

Rreth 2,800 zjarrfikës janë të përfshirë në shuarjen e zjarreve të shumta në pyjet në Portugalinë qendrore dhe veriore.

Qeveria portugeze ka shpallur  “gjendje të jashtëzakonshme” kombëtare, duke vënë në gatishmëri shërbimet e shpëtimit. Zjarret kanë shpërthyer në disa zona që nga e enjtja. Rreth 250 zjarre u raportuan të kenë shpërthyer edhe për fundjavë.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se rreth 1,500 zjarrfikës po luftonin me flakët.

Më shumë se 700 ushtarë u dërguan në zonë dje pasi zjarret shkatërruan rreth 1500 hektarë bimësi, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Nga zjarret u plagosën rreth 40 zjarrfikës dhe civilë.