Japonezët e nderojnë Aben, nesër do të bëhet varrimi i tij
Një numër i madh i njerëzve vijnë në tempullin në Tokio për ta nderuar ish-kryeministrin Shinxo Abe, vrasja e së cilit e hijezoi fitoren zgjedhore të partisë në pushtet me të cilën dominonte.
Kryeministri Fumio Kishida, i cili e ka mundësinë për ta përforcuar fuqinë e tij pas suksesit në zgjedhje, si edhe ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen ishin në mesin e qindra të pranishmëve në nderimin e Abes, tri ditë pas vrasjes së tij gjatë tubimit parazgjedhor.
Kryeministri japonez i cili qëndroi më gjatë në funksion, i cili dha dorëheqje në vitin 2020, do të varroset nesër.
“E pranishme është një ndjenjë e thellë e pikëllimit për shkak të humbjes së tij. Kryeministri Abe ishte lider vizionar dhe e përforcoi Japoninë. E di se trashëgimia e tij do të jetojë dhe do të rezultojë me një Japoni prosperuese”, deklaroi Jelen.
Autoritetet e vazhdojnë hetimin për të dyshuarin 41-vjeçar, Tecuja Jamagami, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes në qytetin japonez Nara.
Sipas mediave japoneze, në polici i dyshuari ka deklaruar se me muaj e ka planifikuar sulmin, duke e akuzuar ish-kryeministrin për lidhje me një organizatë fetare, që e akuzon për dështimin financiar të nënës së tij.

