A do të pasqyrohen në këshillat komunal marrdhëniet e prishura mes VMRO-së dhe Aleancës?

Shkup, 11 korrik – Prishja e bashkëpunimit mes partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila u lidh para zgjedhjeve lokale, tani për tani nuk po pasqyrohet edhe nëpër këshillat e komunave ku dy partitë veprojnë të bashkuar.

Siç thonë për Fokus burime të larta partiake, dy partitë bashkëpunimin më të fuqishëm e kanë në Gostivar e cila siç thuhet, nuk do të vihet në dyshim, transmeton Zhurnal.

NGa VMRO-DPMNE thonë se bashkëpunimi në këtë komunë vazhdon, derisa nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk do të bllokohet puna e këshillit në çdo rast.

Njëherit, nga partia e Ziadin Selës thonë se deri tani madje edhe opozita ka ditur në nivel lokal të mbështesë propozime me interes të gjerë.

Pikërisht kryetari i Gostivarit, Arben Taravari kohë të gjatë kishte komunikim të afërt me Hristijan Mickoskin, por i pari ishte gjithashtu që e njoftoi prishjen e marrëveshjes.

Gjatë protestave kundër propozimit francez ndodhi incident ku i përfshirë ishte aktivist i Aleancës për Shqiptarët.

Më parë doli se i njejti është vëllau i drejtori të Higjienës Komunale, kuadër i ASH-së.

Ky i fundit në mënyrë eksprese u shkarkua nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, vendim ky i cili sipas informatave, është marë pa asnjë konsultim, transmeton Zhurnal.

Kjo mjaftonte që ASH të ndërpresë bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në, edhe pse disa burime thonë se arsyeja e vërtetë është në atë që VMRO-DPMNE e kundërshton propozimin francez, e me këtë ASH-në e vendosë në një pozitë jo komode e të llogaritet si kundërshtues i procesit eurointegrues.

Ndryshe këshilltari i ASH-së ishte kyç për shumicën në suaza të Qytetit të Shkupit së bashku me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës, por burime jozyrtare flasin se në të ardhmen kjo suhmicë pret mbështetje edhe nga këshilltarë tjerë të pavarur dhe nga partitë më të vogla.

Gjithashtu, VMRO-DPMNE së fundmi ngeli edhe pa një prej partnerëve më tradicional, atë të GROM – Stevço Jakimovski, gjë që gjithashtu e ngriti në pikëpyetje funksionimin e ardhshëm të Karposhit.

Edhe pse Jakimovski është kryetar komune, partia e tij ka vetëm dy këshilltarë në Karposh, që tanimë e bënë të pamndur funksionimin e këshillit./Zhurnal.mk