Trençevska: Dialogu social është i hapur dhe vazhdon
Shkup, 11 korrik – Dialogu social është i hapur, vazhdon edhe më tutje. Domethënë, interesi është edhe i Qeverisë edhe i Ministrisë që të kemi paga më të mëdha, megjithatë shumë herë deri më tani kam thënë dhe do të përsëris, duhet të kemi zgjidhje sistemore të çështjeve, të mos kemi zgjidhje të shpejta, por ndërtim të sistemit i cili është i përhershëm dhe i qëndrueshëm, ndërsa pikërisht këtë e ofrojmë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve sot në vendosjen e gurthemelit të kopshtit “Prolet”.
Metodologjia e re, siç theksoi Trençevska do të nënkuptojë rritje të vazhdueshme të pagave të administratës publike dhe do ta ndjekë rritjen e inflacionit dhe rritjen e pagës mesatare në shtet, ndërsa ligji i ri për pagat në administratën publike dhe marrëveshja e re kolektive do të rregullohen me të drejta plotësuese të administratës publike.
“Kërkesa prej 2.806 denarë nuk është paraparë në ribalancin e ri, sepse flasim për ndërtimin e sistemit. Ka hyrë në ribalancin K-15 për vitin 2022 të cilin nuk e kërkojnë sindikatat, ndërsa ne themi do të sigurojmë K-15 me metodologji të re e cila do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2023”, shtoi ministrja Trençevska.

