Mickoski për “Politiko”: Propozimi francez nuk ofron fillim të eurointegrimit maqedonas
Shkup, 11 korrik – Propozimi francez për zgjidhjen e kontestit bilateral në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ofron fillim të eurointegrimit maqedonas, por, përkundër, hap negociata të paafatizuara apo asimilim sipas diktimit bullgar, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Në Bullgari i gëzohen faktit që ky propozim i përmban të gjitha kërkesat e tyre që janë të pakënaqshme për Maqedoninë dhe kanë tendecë për të mohuar identitetin maqedonas, gjuhën dhe historinë”, konfirmon Mickoski në intervistë për gazetën beogradase “Politko”.
Sipas tij, siç lajmëron korrespodenti i MIA-s në Beogradë, këtu përsëri kishte shantazhime, ultimatum, diktim.
Ai konfirmoi se protestat në vend marrin mbështetje jo vetëm nga VMRO-DPMNE por edhe nga intelektual, ekspert të eurointegrimeve dhe mbështetës të partisë në pushtet, duke shtuar se vendi ka qëllimet e tij dhe duhet fuqishëm dhe me vendosmëri të qëndrojë pas interesave të tij.
“Ne jemi kandidat për anëtarësim në BE tani më 17 vjet dhe duhet të punojmë që në mënyrë meritore ta marrim këtë datë për hyrje në BE”, tha ai.
Duke folur për nismën “Ballkani i Hapur”, Mickoski thotë se e mbështet këtë nismë, por ajo nuk guxon të jetë alternativ për BE-në.

