Pas vrasjes së Shinzo Abesë, presidenti kinez lëviz vetëm me makinë të blinduar

Vrasja e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dha alarmin për masat mbrojtëse për liderët në mbarë botën. Masa mbrojtëse ka marrë edhe Kina.

Hongqi, prodhuesi më luksoz i makinave në Kinë që prodhon automjete prej kohësh, paraqiti një model të ri të njohur vetëm si “N701”, pra me emrin e tij të koduar. Ai u përdor për ta transportuar Xi Jinping, presidentin e Kinës, në udhëtimin e tij të fundit në Hong-Kong.

Në pamjet e transmetuara nga televizioni kinez shihet makina e re, ndërsa për arsye sigurie, Hongqi nuk bën të ditura detaje lidhur me mjetin dhe në këtë rast karakteristikat teknike të tij

Me sa mund të dallohet, limuzina luksoze e blinduar është mbi pesë metra e gjatë dhe është shtrirë për t’i dhënë presidentit sa më shumë hapësirë të përdorshme. Dyert e pasme janë më të gjata për hyrjen dhe daljen e lehtë të Xi Jinping drejt dhe nga automjeti dhe ka një shtesë kromi në kornizën e dritares.

Hongqi do të prodhojë pesë makina të tilla çdo vit për nevojat e transportit të presidentit kinez si dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë dhe politikanëve të huaj që vizitojnë vendin aziatik. Në total, 50 automjete do të prodhohen brenda dekadës së ardhshme.